Më 1 dhe 2 shtator mbahet seanca e radhës ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Sot në Gjykatën Speciale të Hagës mbahet seanca e radhës ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se kjo konferencë do të fillojë nga orën 11:00. Gucati dhe Haradinaj po vazhdojnë të mbahen në paraburgim që nga viti i kaluar, nën akuzat për vepra penale të pengimit të administrimit të drejtësisë. Pak muaj pas arrestimit, prokurorët e specializuar kishin ngritur aktakuzë ndaj tyre, e cila ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Sipas aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj, në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe persona tjerë. Prokuroria i ngarkon ata për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …