Ermina Lekaj Përlaskaj mohon raportimet se Kroacia është e gatshme të garantojë për lirimin e krerëve të UÇK-së

Ermina Lekaj Përlaskaj mohon raportimet se Kroacia është e gatshme të garantojë për lirimin e krerëve të UÇK-së

Deputetja shqiptare e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj ka mohuar raportimet se shteti kroat është i gatshëm të ofrojë garanci për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së. Ajo ka thënë se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë çështje. Ajo, madje tha se edhe deklarata e saj e dhënë dje është shtrembëruar, transmeton Reporteri.net. “Unë nuk kam asnjë informacion zyrtar ose konfirmim se Kroacia mund të ofrojë garanci për lirimin e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Unë kurrë nuk kam thënë që autoritetet kroate po punonin në këtë drejtim, por që nuk kishte asnjë informacion zyrtar në lidhje me të. Mediat serbe qëllimisht ose pa dashje më keqinterpretuan”, tha deputetja Ermina Lekaj Përlaskaj.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …