Mustafa

Mustafa: Jemi të hapur për dialog me opozitën

Kryeministri, Isa Mustafa ka vlerësuar se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, pasi që siç u shpreh ai, dy partitë në koalicion kanë shumicën e votave. Gjatë një vizite në komunën e Shtimes, kreu i Qeverisë ka përsëritur gatishmërinë për të hyrë në dialog me partitë e opozitës. Ndërkaq në takimin me kryetarin e Shtimes, Naim Ismajli, u bisedua për zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e nivelit lokal. Kryeministri, Mustafa premtoi ndihma për vërshimet që pak më parë kanë ndodhur në komunën e Shtimes.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …