Daut Haradinaj:

Daut Haradinaj: Moskujdes apo injorim, Qeveria e Kosovës në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat

Ish-deputeti, njëherësh anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ka reaguar Qeverisë Kurti, sipas tij, lidhur me mos-përmendjen e vaksinave kundër Covid-19 në programin qeveritar. Këtë reagim, pretendenti për Kryetar të Prishtinës e bëri në llogarinë e tij në Facebook, gjersa shtoi se kjo duhet të vlerësohet nga qytetarët e Kosovës. “Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus? Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat. Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë. Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …