Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj reagon pas vlerësimit të Peter Handke për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi që kryetari i Serbisë Aleksandër Viçiq e ka dekoruar shkrimtari Peter Handke me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjeviqit”. Hoxhaj në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë. “Laureati i Çmimit Nobël, Peter Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë. Rehabilitimi i Millosheviqit dhe politikat e tij gjenocidale nga Serbia tregojnë se Serbia është e njëjtë: një shtet gjenocidal”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …