Blerta Deliu

Blerta Deliu: Kjo Qeveri nuk e ka as më të voglën ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar për radhët e gjata të qytetarëve për të marrë vaksinën kundër Covidit. Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se pamjet e turmave të të moshuarve në pritje deri në dy ore për të marrë vaksinën, me zero distancë, tollovitë e shkaktuara nga mungesa e organizimit deri në ndërhyrje të policisë shpërfaqin paaftësinë totale të kësaj Qeverie jo vetëm për të siguruar vaksinën por edhe për të organizuar procesin e vaksinimit. “Kjo Qeveri nuk e ka as më të voglën ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve dhe dështimi për të menaxhuar me vaksinat e pranura donacioni nga Covax dhe BE flet hapur për trajtimin që kjo qeveri ka ndaj qytetarëve të saj. Fotot në vazhdim shpërfaqin menaxhimin e procesit të vaksinimit në Kosovë dhe Shqipëri”, ka shkruar Deliu.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …