Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama me ftesë të Komandantit të Gardës Kombëtare të Aiovës, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, gjenerallejtënant  Rrahman Rama fillimisht u prit nga Guvernatori i shtetit Aiova,  Terry E. Branstad, takim ky i cili ishte edhe  konfirmim për vazhdimin e bashkëpunimit në kudër të partneritetit shtetëror të Republikës së Kosovës me shtetin e Aiovës së SHBA-ve. Fillimisht, gjeneral Rama e falënderoi Guvernatorin Branstad  për përkrahjen që shteti i Aiovës i ka dhënë dhe po vazhdon ti jap, gjatë këtyre viteve, shtetit të Kosovës si dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në veçanti, duke e njoftuar Guvernatorin edhe për zhvillimin, të arriturat si dhe planet për të ardhmen e FSK-së e gjithashtu. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama si dhe Guvernatori i shtetit Aiova, Terry Brandstad në takim u shprehen të gatshëm për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në kuadër të ,,Partneritetit shtetëror Kosova – Aiova’’. Me këtë rast, gjeneral Rama e falënderoi gjeneralin Orr për përkrahjen që Garda Kombëtare e shtetit Aiova ka dhënë për FSK-në  e gjithashtu e njoftoi atë mbi të arriturat e FSK-së si dhe për planet dhe synimet për të ardhmen e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …