Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Fatmir Limaj: Albin Kurti duhet të qartësojë kush janë ata kriminelët në Ballkan dhe të mos frikësohet

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Ballkani duhet të çlirohet nga disa kriminelë të luftës. Ai tha se Kurti duhet të qartësojë kush janë ata kriminelët në Ballkan duke shtuar se nuk duhet të frikësohet nëse e ka fjalën për Vuçiqin. Kryeministri i Kosovës, të martën ka qëndruar në Bruksel për një darkë të cilët e ka shtruar përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, e në të cilën kanë marrë pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pas takimit, në një konferencë për media, Kurti ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore mbi të cilat vendet e Ballkanit e Përëndimor, përfshirë edhe Kosovën, mund të ecin përpara drejt integrimit në BE. Një nga këto shtylla, siç thotë Kurti, është eliminimi nga skena politike e kriminelëve të luftës, megjithatë ai nuk e ka specifikuar se për kë saktësisht e ka fjalën.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …