Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve Qeveria e ka suspenduar Politikën e Jashtme

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas shkarkimit të 12 ambasadorëve nga misionet diplomatike nëpër botë. Sipas Hoxhajt, vendimi në fjalë përbën skandalin më të madh diplomatik në politikën e jashtme të vendit. Hoxhaj theksoi se Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politike”, ka suspenduar Politikën e Jashtme. “Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme. Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës. Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci”, shkroi Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …