leoni

Punëtorët e Administratës Tatimore të Kosovës në grevë, ultimatum qeverisë për t'i shqyrtuar kërkesat e tyre

Punëtorët e Administratës Tatimore të Kosovës në grevë, ultimatum qeverisë për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre

Punëtorët e Administratës Tatimore të Kosovës kanë mbajtur të enjten grevë njëorëshe, duke pezulluar shërbimet në të gjitha regjionet. Ata kanë paralajmëruar që në rast se ekzekutivi nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, do të hyjnë në grevë të përgjithshme. Arlinda Bajraj, sekretare e sindikatës, tha se i kanë dhënë afat qeverisë që të reflektojë ndaj kërkesave të tyre në një afat kohor prej 7-ditësh, përndryshe greva e përgjithshme është e pashmangshme. Në një konferencë për media të mbajtur pas përfundimit të grevës, ajo tha se kanë ardhur deri në këtë pikë për shkak të neglizhencës që iu është bërë kërkesave të tyre, e që siç thotë ajo, janë legjitime. Bajraj shpalosi edhe kërkesat e punëtorëve të ATK-së, ku si më të rëndësishmen renditi ndërrimin e statusit të kësaj agjencie. Sipas ATK-së, greva njëorëshe e mbajtur sot ishte paralajmërim për grevën e përgjithshme në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …