Fatmir Limaj viziton familjet e dëshmorëve, Valdet Sopi dhe Qamil Thaqi në 22-vjetorin e rënies heroike të tyre

Fatmir Limaj viziton familjet e dëshmorëve, Valdet Sopi dhe Qamil Thaqi në 22-vjetorin e rënies heroike të tyre

Në 22-vjetorin e rënies së tyre, kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar familjet e dy dëshmorëve, Valdet Sopi dhe Qamil Thaqi. “Në 22-vjetorin e rënies së tyre, i qendrova pranë nënës Kade Sopi, nënës së dëshmorit Valdet Sopi, që tashmë është 90 vjeçare, por që në kohë lufte, së bashku me bashkëshortin e saj, Çerkin Sopi, që në fillet e luftës, i ofruan gjithë meshkujt e familjes dhe tërë pasurinë për luftën e UÇK-së”. “Nëna Kade Sopi, edhe pse tashmë me shendet jo të mirë ende i mbante të freskëta kujtimet e luftës çlirimtare të UÇK-së, kujtime të shumta, të cilat i evokuam bashkë me nënën Kade dhe familjarët e tyre, Elmi Sopi dhe Ismet Thaqi”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nëse kërkohet një vendim i tillë

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të …