Ferat Shala

Ferat Shala: Vetëm15 minuta para vendimit, kryeministri e ndaloi kthimin e 1500 hektarëve tokë në pronësi të shtetit

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos lejimin e kthimit të aseteve nacionale. Ai ka thënë se në ditën kur ka qenë duke u marrë një vendim i rëndësishëm për kthimin e aseteve shtetërore, kryeministri Kurti ka marrë vendim ta ndalojë procesin. “Si ndodhi që në ditën kur ishte duke u marrë vendim kaq i rëndësishëm për kthimin e 1500 hektarëve tokë në pronësi të shtetit, kryeministri Kurti me një e-mail, 15 minuta para vendimit për kthimin e 1500 hektarëve tokë, e ndalon procesin me ç’rast edhe nuk merret vendimi. Tash vjen edhe kryeministri dhe dua ta pyes a ka pasur njohuri për këtë proces, pasi që ai vetë ka thënë se është për kthimin e aseteve shtetërore që janë shitur”, ka thënë Shala në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

790 pacientë kërkuan trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike në Kosovë gjatë 2025

Nga janari deri në tetor të këtij viti, 790 pacientë kanë aplikuar në Fondin e …