Asfaltohet edhe një rrugë në fshatin Verban të Vitisë

Në Vërban të Vitisë, është asfaltuar një degëzim i rrugës në lagjen e Shavarinëve. Me këtë rast nga afër punimet i përcolli kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili është takuar edhe me disa banorë që jetojnë për skaj të kësaj rruge. Banorët u shprehen falënderues ndaj komunës së Vitisë dhe kryetarit Haliti për projekte të shumta që janë realizuar në këtë lokalitet në veçanti edhe për këtë projekt infrastrukturor duke potencuar se me këtë atë kanë qarkullim më të lehtë. Përndryshe kryetari Haliti, tha se kjo komunë është duke punuar në shumë lokalitete dhe në projekte të ndryshme me qëllim që të bëjnë sa më shumë punë të mira që ndikojnë pozitivisht në jetën e secilit qytetar vitias.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …