Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit, e caktuar nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së

Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit, e caktuar nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara

Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit, e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së. Qëllimi i kësaj dite është për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. Kjo datë u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Kjo ditë përcillet me aktivitete të shumta, ku edhe kësaj here aktivitetet kryesore janë organizuar nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, komunat, organizatat jo qeveritare dhe institucione tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …