Vaksinimi kundër COVID-19 në Hani Elezit

Në QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit po vazhdon vaksinimi i qytetarëve sipas termineve të caktuara më herët. Deri më tani janë vaksinuar 519 qytetarë. Procesi i vaksinimit po vazhdon me qytetarë të moshës mbi 65 vjet, si dhe qytetarëve me sëmundje kronike, mbi moshën 18 vjeçare.

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen duhet të regjistrohen në platformën e-Kosova, ose të vijnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit tek zyra e vaksinimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama takon gazetarin dhe autorin britanik Christian Jennings

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka takuan në Odën e Kryeqytetit, gazetarin …