Daut Haradinaj, kandidat për kryetar të kryeqytetit, prezanton sloganin për Prishtinën

Daut Haradinaj, kandidat për kryetar të kryeqytetit, prezanton sloganin për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka thënë se është i lumtur me ekipin e dizajnerëve të fushatës,  të cilët kanë përgatitur materialet që identifikojnë̈ garën për kryeqytetin. Ai ka publikuar disa formate përshkruese me të cilat do të identifikohet Prishtina si “shtëpi e të gjithëve”. “Sot jam i lumtur që ekipi i dizajnerëve të fushatës kanë përgatitur disa nga materialet që do ta identifikojnë garën tonë për fitore. Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë, Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë. Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë”, ka shkruar Haradinaj në  një postim të tij.

Postimi i plotë 

Sot jam i lumtur që ekipi i dizajnerëve të fushatës kanë përgatitur disa nga materialet që do t’a identifikojnë garën tonë për fitore.

Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë

Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë

Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë.

Xhamia, se gjithçka filloi nga aty për ta bërë Prishtinën shtëpi të të gjithëve.

Shumë ngjyra se Prishtina është vend i njerëzve më interesantë me shumë karaktere e veçori që i japin gjallëri jetës.

Për këto e shumë shkaqe të tjera, për ne – #eparaPrishtina, andaj për ta rritë madhështinë e Prishtinës me fitore, na shkoftë #punamarë!

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …