Gjykata e Apelit në Hagë shpalli vendimin përfundimtar kundër kriminelit, Ratko Mlladiq, i cili u dënua me burg të përjetshëm

Gjykata e Apelit në Hagë shpalli vendimin përfundimtar kundër kriminelit, Ratko Mlladiq, i cili u dënua me burg të përjetshëm

Gjykata e Apelit në Hagë ka shpallur sot vendimin përfundimtar kundër  kriminelit serb Ratko Mlladiqit, i cili adënua me burgim të përjetshëm. Ky kriminel  fashist serb ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë serbe në Bosnje, u shpall fajtor sot në vendimin përfundimtar, pas të cilit nuk ka më  asnjë instancë gjyqësore që ia tjetërson apo ia ulë dënimin me burg të përjetshëm. Serbi Mlladiq i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ai u dënua në vitin 2017 me akuzat e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës duke përfshirë terrorizimin e popullatës civile të kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë, gjatë një rrethimi 43-mujor dhe vrasjen e më shumë se 8,000 burrave myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …