Klinaku

OVL e UÇK-së ka dhënë detaje për protestën që pritet të mbahet të shtunën, në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dhënë detaje për protestën që pritet të mbahet të shtunën, në Prishtinë,  lidhur me fyerjet që po bëhen UÇK-së. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se të shtunën do të ketë aktivitet protestues përmes artit. “Kemi nderin të ju njoftojmë që me datën 12.06.2021, orën 11:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë. Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin: ‘Me ju çlirimtarë’ dhe formo figurat e nismëtarëve të lirisë”, ka njoftuar, Faton  Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …