Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Shqiptarët e Kosovës Lindore duan Kushtetutë të qytetarëve, jo të ‘popullit serb’

Pas thirrjes së zyrtarëve të Serbisë që përfaqësuesit e shqiptarëve të marrin pjesë në ndryshimin e Kushtetutës – pjesës për drejtësinë – shefi i grupit parlamentar SDA Sanxhak – Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, ka thënë se ai do të merrte pjesë në propozimet për të ndryshuar këtë pjesë të aktit më të lartë juridik, porse nuk i mbështet ndryshimet e pjesshme. Serbia, në kuadër të procesit të integrimit në BE, është zotuar se do të ndryshojë pjesën për drejtësinë në Kushtetutë, për të siguruar pavarësinë e saj. Në seancën e 7 qershorit, deputetët e Parlamentit të Serbisë miratuan propozimin e qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën në këtë pjesë. Referendumi mbi ndryshimet pritet të mbahet në vjeshtë. Përfaqësuesit e shqiptarëve nga Kosova Lindore votuan kundër propozimit të qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …