Më 1 dhe 2 shtator mbahet seanca e radhës ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale po synon që t’ua vazhdojë paraburgimin krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj

Prokuroria e Specializuar e Hagës po synon që t’ua vazhdojë paraburgimin krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Madje, për këta dy të fundit, të cilët janë në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar, Prokuroria e Specializuar e Hagës po argumenton se nuk kanë ndryshuar ende rrethanat për mbrojtjen në liri të tyre. Në një parashtresë prej gjashtë faqesh, Gjykata Speciale e ka përdorur një deklaratë të sekretarit aktual të OVL-së, Faton Klinaku, si provë që sipas tyre lirimi i Gucatit e Haradinajt do të përbënte rrezik që veprat penale për të cilën akuzohen ata, të përsëriten. Gjykata Speciale në parashtresën e saj citon deklaratën e Klinakut ku thotë se do të publikojë çfarëdo materiali që i vije nga Specialja, qoftë ai edhe konfidencial, ashtu siç kishin bërë Gucati e Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …