Njoftim për bujqit e komunës së Rahovecit rreth dëmeve nga reshjet e shiut të përcjella me breshër

Njoftim për bujqit e komunës së Rahovecit rreth dëmeve nga reshjet e shiut të përcjella me breshër. Të nderuar bujq të komunës së Rahovecit, të premten, me datë 11 qershor reshjet e shiut të përcjellura me breshër kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në territorin e komunës së rahovecit, për këtë shkak sipas kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë, për të vlerësuar dëmin, drejtoria e bujqësisë ju udhëzon si më poshtë:

Paraqituni në zyrat e drejtorisë së bujqësisë në Rahovec dhe aty do të paraqitni një kërkesë për vlerësim të dëmeve të shkaktuara, krejt çka nevojitet është të keni një dokument identifikimi me vete dhe të tregoni kulturat e dëmtuara.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …