Punonjësit e Lotarisë së Kosovës protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit

Punonjësit e Lotarisë së Kosovës protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit

Punonjësit e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot një protestë para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës u ka premtuar se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, por një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. “Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …