leoni

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Vjosa Osmani i tejkaloi kompetencat e saj me shkarkimin e Dakës, opoziita t’i bojkotojë zgjedhjet lokale

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se data e zgjedhjeve lokale mbeti nën hije pas shkarkimit të kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka nga kryetarja e vendit, Vjosa Osmani.“Ne mund të kemi vërejtje në ushtrimin e detyrave të tyre por kjo nuk duhet të dërgoj në shkarkimin e personave të tillë pasi ne jemi vend demokratik dhe ka procedura ligjore të cilat janë të qarta”, ka thënë ai. Limaj ka deklaruar se Osmani kaloi kompetencat e saj me shkarkimin e Dakës teksa thotë se ky është rast kushtetues. Mes tjerash ai thotë se opozita duhet të konsiderojë bojkotin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti pas shkarkimit të Dakës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …