Joe Biden: Agjenda ime nuk është kundër Rusisë apo dikujt tjetër, por është për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se agjenda e tij “nuk është kundër Rusisë apo dikujt tjetër, por është për Amerikën”. Biden ka thënë se ia ka dhënë këtë mesazh presidentit rus, Vladimir Putin, me të cilin u takua të mërkurën në Gjenevë. “Aty ku kemi dallime, dua që presidenti Putin të kuptojë përse e them atë që them dhe përse e bëj atë që bëj”, ka theksuar Biden në konferencën për gazetarë pas takimit. “I kam thënë Putinit se na duhen disa rregulla themelore, të cilat të gjithë mund t’i respektojmë”, ka deklaruar kryetari amerikan. I pyetur nga gazetarët se çfarë ka bërë për të parandaluar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në Amerikë në të ardhmen, Biden tha: “Putin e di se do të ketë pasoja”.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …