Infektologët paralajmërojnë valë të re të virusit korona në Kosovë ndonëse vaksinimi masiv ka filluar më 14 qershor

Infektologët paralajmërojnë valë të re të virusit korona në Kosovë ndonëse vaksinimi masiv ka filluar më 14 qershor

Infektologët në vend thonë se ndonëse ka filluar vaksinimi masiv, ende mbetet numër shumë i vogël i të vaksinuarve. Megjithëkëtë ata paralajmërojnë një valë të re gjatë muajve shtator e tetor, por që intensiteti i infeksionit do të jetë shumë më i ulët se ky që po mbetet pas. Ndonëse po cilësohet nga ekspertë shëndetësorë që vaksina kundër Covid-19 është vonuar në vendin tonë, ata po bëjnë thirrje për vaksinim, kurdo që t’iu jepet mundësia. Infektologu Ilir Tolaj në një bisedë për Radio Kosovën,  tha se shembulli i Anglisë me variantin Delta të Koronavirusit, po tregon që po infektohen vetëm ata që nuk janë vaksinuar dhe ata që  nuk e kanë kaluar infeksionin me Covid-19. Sipas infektologut Tolaj, tashmë në Kosovë mbi 60 për qind  e qytetarëve, e kanë kaluar infeksionin me Covid 19. Tolaj nuk e përjashton mundësinë e një vale të re të koronavirusit pas pushimeve verore, por që ai parasheh të jetë i intensitetit shumë më të ulët. Ndryshe, imunizimi masiv ka nisur më 14 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …