Imran Khan: Pakistani dhe Kosova ndajnë me njëra-tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore

Imran Khan: Pakistani dhe Kosova ndajnë me njëra-tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka deklaruar për mediet  se vendi i tij dhe Kosova ndajnë me njëra-tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore që i tejkalojnë kufijtë gjeografikë. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një letër që ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka uruar me rastin e rizgjedhjes në postin e kryeministrit. “Rezultati i zgjedhjeve është manifestim i besimit të madh që populli i Kosovës ka për Ju, thuhet në letër-urim të cilin e ka dërguar për media, Zyra e Kryeministrit. Kryeministri Khan në letrën e tij ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për të punuar ngushtë me kryeministrin Kurti në avancimin e marrëdhënieve në shërbim dhe dobi të të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …