Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati bën të ditur se Qeveria e Kosovës e ka votuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021

Qeveria e Kosovës e ka votuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti i rishikuar do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro. Sipas tij, këto rezultate ishin planifikuar më 2023, mirëpo që po arrihet qysh në këtë vit. “Prioritet është imunizimi dhe adresimi i rimëkëmbjes ekonomike. Të gjithë treguesit tregojnë për një rikuperim të aktivitetit biznesor. Të hyrat buxhetore kanë treguar një përformancë të kënaqshme gjatë pesë muajve të parë”, tha Murati.] “Kjo shërben si indikacion se jemi në rrugë të mirë drejt rimëkëmbjes. Synohet rritje për 7.9 përqind. 2 miliardë e 516 milionë euro do të jetë buxheti i rishikuar. Me këtë rishikim të buxhetit, rezultatet e planifikuara për 2023 po i arrijmë tani. Kjo rritje përfshin edhe dividenten nga dy ndërmarrje publike”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Rinumërimi i plotë i votave mund të zgjasë 12–14 ditë

Procesi i rinumërimit të plotë të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të zgjasë …