Kosova i siguron 1.7 milion euro, të dhuruara nga Gjermania për implementimin e Projekteve të Bashkëpunimit Teknik

Kosova i siguron 1.7 milion euro nga Gjermania për implementimin e Projekteve të Bashkëpunimit Teknik

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtori i GIZ-it për Kosovë, David Oberhuber dhe Udhëheqësi i Projektit për Energji i GIZ-it, Avni Sfishta, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për implementimin e Projekteve të Bashkëpunimit Teknik. Nga kjo marrëveshje, Qeveria e Kosovës ka siguruar 1.7 milion euro, të dhuruara nga Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë, si asistencë teknike për afat kohor 2 vjeçar. Objektivi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i kornizës ligjore dhe teknike për implementimin e kërkesave të Komunitetit Evropian të Energjisë, të ndërlidhura me energji dhe klimë. Ndër të tjera, GIZ do t’i ofrojë Ministrisë së Ekonomisë edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, staf mbështetës, mbulim të shpenzimeve administrative, si dhe trajnime të ekspertëve për implementim të projektit. Ky projekt, përpos dobisë financiare, mban rëndësi thelbësore për programin qeverisës të Ministrisë së Ekonomisë, e cila fokus primar e ka tranzicionin e drejtë dhe të qëndrueshëm energjetik, duke e marrë parasysh edhe përballueshmërinë financiare. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje e forcon më tutje bashkëpunimin zhvillimor mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …