Opozita do ta thërras në interpelancë kryeministrin, Albin Kurti pasi qasja e tij ndaj dialogut nuk është serioze

Opozita do ta thërras në interpelancë kryeministrin, Albin Kurti pasi qasja e tij ndaj dialogut nuk është serioze

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se do ta ftojnë në një interpelancë kryeministrin Albin Kurti, rreth vizitës së tij në Francë. Sipas tij, qasja e Kurtit për dialog me Serbinë nuk është serioze. “Stili i Kurtit në bisedime ka qenë jo serioz nuk ka thënë diçka konkrete, përveç ‘kam thënë, më ka thënë’. Mendoj se nuk e ka përfaqësuar dinjitetshëm Republikën e Kosovës. Opozita do ta thirr ditëve në vijim në interpelancë të raportojë. Është në interes të vendit të mbyllet çështja me Serbinë, me njohje reciproke dhe besoj që domosdoshmërisht duhet me qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kyçura në këto bisedime”, ka thënë Beqa. Ndryshe, të mërkurën kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte në një vizitë zyrtare në Francë, ku është takuar me kryetarin francez, Emmanuel Macron.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …