BQK

BQK e mirëpret nënshkrimin e Memorandumit në mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe asaj të Malit të Zi

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur lajmin për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi. Me rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili është mbështetur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, bëhet njohja reciproke e sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Malit të Zi. Përmes këtij Memorandumi, përpos lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, mundësohet edhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve, duke rritur potencialin për zhvillim ekonomik të të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …