Kryetari Aliu, ka vizituar Fabrikën e Riciklimit të Plastikës “Reks”

I impresionuar me punën, vizionin e përkushtimin e Fabrikës së Riciklimit të Plastikës “Reks” në Ferizaj, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka vizituar, bashkë me drejtorin Arbër Bytyqi dhe shefin e grupit kuvendor, Arian Imeri, një gjigant të vërtet industrial, që eksporton produktin jashtë vendit të vlerësuar si më cilësorin, dhe natyrshëm duke krijuar mundësi të qindra vendeve të punës për të rinjtë ferizajas. Në takimin që kryetari Aliu pati me drejtuesit shqiptarë dhe holandezë, Robert Kwakman, Ben Kras, Visar Ramajli, Lirijon Kadriu, Driton Ramajli,  ka pa profesionalizmin e lartë e guximin për të bartur mbi supe një sipërmarrje të tillë, të dobishme për mjedisin në radhë të parë por edhe një shtysë e jashtëzakonshme e zhvillimit ekonomik lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …