Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

PDK e dërgon në Kushtetuese vendimin e Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarëve të KPMSHC-së

Deputetët e PDK-së, kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit, përmes të cilit theksojnë se  anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës u shkarkuan në mënyrë kundërkushtetuese dhe arbitrare. Në këtë kërkesë, PDK ka argumentuar se Kuvendi në mënyrë kundër-kushtetetuese, ka shkelur dy nene konkrete të Kushtetutës, respektivisht nenin 101 (Shërbimi Civil) dhe 142 (Agjencitë e Pavarura) të Kushtetutës. Për më tepër, sipas PDK, anëtarët e Këshillit janë shkarkuar në mënyrë kolektive, përkundër faktit të pakontestueshëm që anëtarët e këtij insitucioni, zgjedhen individualisht në një procedurë të përcaktuar qartësisht në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …