Njoftohen banorët e lagjeve I, II, III, IV dhe V të qytetit të Rahovecit se me 15/07/2021, do të mbahet dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit për vitet 2022-2024. Dëgjimi publik me banorët e lagjeve I, II, III, IV dhe V në qytetin e Rahovecit, do të mbahet në objektin e Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni” në qytetin e Rahovecit me 15/07/2021 në ora 19:00. Kornizën Afatmesme Buxhetore të përgatitur nga drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit mund ta gjeni në këtë vegëz: