rusi

Serbët ndihen të fyer e të poshtëruar për shkak se Rusia shpalosi Flamurin e Kosovës

Disa medie në Serbi  janë shprehur tejet të indinjuara jo vetëm me  triumfin e Majlinda Kelmendit në Kampionatin evropian të xhudos, por shumë më tepër për shkak se Garda Ceremoniale ka intonuar Himnin e Kosovës dhe ka afishuar Flamurin e saj, me rastin e shpalljes kampion Evrope të Majlinda Kelmendit. Xhudistja Kelmendi, e cila përfaqësoi Kosovën, fitoi titullin kampion Evrope në qytetin rus të Kazanit në kategorinë 52 kilogramë. Rusia, edhe pse nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, u detyrua të lejonte flamurin dhe himnin e Shtetit të Kosovës, shkruan portali serb, “Kurir.rs”.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Ibrahimi

Ilir Ibrahimi: Kryeministri në detyrë na krahasoi me Radojçiqin – kjo e tejkalon çdo sens normal

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në …