leoni

Kryetari Latifi takon punonjësit e Administratës komunale në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin, z. Fatmir Iska dhe Drejtoreshën e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, znjsh. Saranda Sallteku kanë mbajtur takimin e rregullt për vitin 2021 me punëtorët e Administratës komunale. Kryetari Latifi tha se ky është një takim i rregullt me punonjësit e administratës. Gjatë takimit ata folën për mbarëvajtjen e punës në Komunën e Rahovecit, duke falënderuar të gjithë punonjësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në dhënien e shërbimeve karshi qytetarëve. Po ashtu, Kryetari Latifi ka kërkuar nga punonjësit e administratës që të respektojnë orarin e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …