Kryetari Haliti u mirëprit nga guvernatori i rrethit te Turgutlusë, z. Ali Yilmaz

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira po vazhdojnë vizitën zyrtare në shtetin Turk dhe atë me ftesën e kryetarit të komunës Turgutlusë, z. Cetin Akin. Me këtë rast delegacioni vitias është pritur dje në takim nga z. Ali Yilmaz, Guvernator i rrethit të Turgutlusë. Bëhet me dije se ky takim ishte shumë miqësor dhe përmbajtjesor dhe me theks të veçantë është folur për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e ekonomisë dhe kulturës dhe për investimet e mundshme të afaristëve në komunën e Vitisë. Përndryshe ditë më parë kryetari Haliti, ka nënshkruar një dokument të bashkëpunimit të mes të komunës së Vitisë dhe Komunës Turgutlusë ku parashihet të bashkëpunohet në sferën e bujqësisë, arsimit, kulturës, sportit, turizmit dhe tregtisë. Deri me tani delegacioni vitias ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në shtetin Turk.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …