Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, reagoi kundër arrestimet e zyrtarëve të PSD-së në aksionin e sotëm

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar kundër arrestimet e zyrtarëve të PSD-së në aksionin e sotëm. Gashi ka shkruar se Albin Kurti po i arreston shokët e deridjeshëm për shkak të mendimeve të tyre politike. Shokët e deridjeshëm të Albinit arrestohen në këtë formë me urdhër të Xhelal ministrit. Arrestohen për mendimet dhe aksionet e tyre politike”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”. Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion tek objekti i ish-Rilindjes. Në këtë aksion në mënyrë të dhunshme janë arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarët Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi. Deri tek arrestimi i zyrtarëve të PSD-së, erdhi pasi ata kanë shkruar “zhvatës”, në makinat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …