Kryetari Haliti ka parë nga afër punimet në projektet e arsimit

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, kanë vizituar disa shkolla të komunës së Vitisë për të parë nga afër punimet në renovimin e shkollave. Ata ishin konkretisht në fshatin Sadovinë e Jerlive ku po bëhet ngjyrosja e shkollës. Kurse në fshatin Gjylekar po bëhet rregullimi i shkalleve dhe rrethojës. Ata vizituan edhe fshatin Stubëll e Epërme ku kanë filluar punimet në fushën sportive të shkollës. Kryetari Haliti bëri me dije se punime të tilla do të vazhdojnë edhe në shkollat e tjera gjatë pushimit veror me qëllim që shkollat të jenë të gatshëm për 1 Shtator.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë njofton se hapja e sezonit të gjuetisë 2025/2026 nuk vlenë për territorin e Komunës së Malishevës

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Malishevës përmes një vednimi të …