Haliti: Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e viktimave të aksidentit në Kroaci

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime me rastin e aksidentit tragjikë të bashkatdhetarëve tanë në Kroaci, ai ndër të tjera ka thënë:

Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për aksidentin e ndodhur në orët e hershme të së dielës, në një nga autostradat e Kroacisë, ku edhe është konfirmuar vdekja e 10 kosovarëve, që po udhëtonin nga Frankfurti për në Prishtinë. Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të vdekurve nga ky aksident dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale dhe qytetarëve të komunës së Vitisë! Po ashtu, lutemi për shërim e të lënduarve nga ky aksident!

Kryetari i komunës së Vitisë

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …