leoni

Albin Kurti

Albin Kurti i shpreh mirënjohje Kroacisë e cilia u ka dalë në ndihmë të lënduarve në aksidentin e të dielës

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë, i cili u ka dalë në ndihmë të lënduarve në aksidentit tragjik të 25 korrikut në cilin kanë humbur jetë dhjetë persona. Kurti u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve, duke thënë se do të qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve. “Shpreh ngushëllime për viktimat. U shpreh mirënjohje Kroacisë për ndihmën e dhënë. Qeveria do tu qëndrojë me bashkatdhetarët”, ka thënë Kurti. Rreth orës 13:30 kanë arritur në pikën kufitare të Morinës, trupat e pajetë të mërgimtarëve nga aksidenti në Kroaci. Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme. Ndërsa mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …