leoni

Edi Rama: Kushdo që mendon se Mini-Shengeni është gatuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë jeton në një botë paralele

Edi Rama: Kushdo që mendon se Mini-Shengeni është gatuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë jeton në një botë paralele

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kushdo që mendon se Mini-Shengeni është gatuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë jeton në një  botë paralele. Këtë deklaratë Rama e dha pasi kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se Mini-Shengeni është vizion i Serbisë për Jugosllavi të re.  “Kush thotë se kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë  për të rikompozuar Jugosllavinë dhe për t’ia dhënë hegjemoninë Serbisë, sepse është më e madhe  dhe do vijë të na marrë krejt çka kemi, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes tyre dhe harron se po të nisemi kështu,  atëherë edhe Bashkimi Evropian  është një Jugosllavi e madhe. Por jo kjo është një hapësirë që jeton me mekanizmat e BE-së në ndërkohë që secili nga vendet bën përpjekje për t’u integruar në të u shpreh Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …