Çerkin Dukolli: Lum ata që e patën fatin të jenë, bashkëluftëtar me komandant Tahir Sinanin

Çerkin Dukolli: Lum ata që e patën fatin të jenë, bashkëluftëtar me komandant Tahir Sinanin

Luftëtari i Lirisë, tani anëtari i Nismës Socialdemokrate, Çerkin Dukolli, ka kujtuar dëshmorët e kombit:  Tahir Sinani, Hyrë Emini, Naser Ademi, Brahim Ademi e Hisë Fazliu në 20 vjetorin e rënies së tyre heroike. “20 vite nga përjetësia Tahir Shqipnisë. Tahir Sinani, Hyrë Emini, Naser Ademi, Brahim Ademi e Hisë Fazliu për jetë e mot do të kujtohen si heronjtë e gjeografisë shqiptare në luftërat e popullit shqiptar për liri e shtet, në fund shekullin XX dhe fillim shekullin XXI. Komandant Tahir Sinani historikisht e ndër brezni do kujtohet si atdhetari e strategu që u ka dhënë zemër e kuptim luftërave tona çlirimtare. Lum ata që e patën fatin të jenë, bashkëluftëtar me komandant Tahir Sinanin. Lavdia u takon vetëm heronjëve, sepse janë vetë lira. Përjetësisht krenar me UÇK-në”, ka shkruar Luftëtari i Lirisë,  Çerkin Dukolli.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …