Daut Haradinaj: Në qeverisjen time fermerët e Prishtinës do të jenë në focus të veçantë

Daut Haradinaj: Në qeverisjen time fermerët e Prishtinës do të jenë në focus të veçantë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar fshatin Besi. Ai tha se me banorët e fshatit diskutoi për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë. “Në bashkëbisedim me banorët e fshatit Besi, diskutuam gjërë e gjatë rreth problemeve me të cilët ballafaqohen çdo ditë. Këta qytetarë, të cilët shumica e tyre gjenerojnë të ardhura përmes bujqësisë, janë fuqi e vërtetë punëtore dhe meritojnë përkrahje më të madhe komunale, gjë e cila deri tash iu ka munguar”, ka shkruar Haradinaj. Tutje ai tha se në qeverisjen e tij fermerët do të jenë në focus të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …