Ragmi Mustafi: Serbia po bën spastrim etnik nëpërmjet pasivizimit të adresave shqiptarëve në Kosovën Lindore

Ragmi Mustafi: Serbia po bën spastrim etnik nëpërmjet pasivizimit të adresave shqiptarëve në Kosovën Lindore

Raportet mes qeverisë serbe dhe shqiptarëve në Kosovën Lindore vazhdojnë të jenë armiqësore. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi shprehet se kryetari Vuçiq është armiqësor ndaj komunitetit shqiptar në Kosovën Lindore. Sipas tij, ky diskriminim dhe spastrim etnik tregohet nëpërmjet procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve në këtë trevë, që është duke vazhduar ende nga institucionet qeveritare. Për pasivizimin e adresave, Mustafi thotë se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ndërmarrë masa dhe i është drejtuar institucioneve ndërkombëtare e kombëtare. Mustafi shprehet se nuk ka normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa trajtuar problemin e shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeprokurori i Prishtinës reagon pas incizimit të publikuar: “Askush nuk qëndron mbi ligjin”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga portali …