Komuna e Vitisë ngrit gjendjen e gatishmërisë shkaku i zjarreve

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thirrur në një takim të përbashkët Këshillin Emergjent, lidhur me rastet e fundit të zjarreve të përhapura në territorin e kësaj komune. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, tha se kjo komunë ka ngritur gjendjen e gatishmërisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së zjarreve. Ai gjithashtu ju ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të përgjegjshëm dhe të mos ndezin zjarre në vendet e hapura pasi që po rrezikojnë pasurinë dhe shëndetin. Kryetari Haliti, ka kërkuara nga qytetarët vitias që të bashkëpunojnë me inspektoratin dhe policinë e Kosovës që të identifikohen të gjithë ata që po shkaktojnë zjarre të qëllimshme në mjediset e hapura dhe të gjobitën për këtë gjë. Gjithashtu në këtë takim kanë marrë pjesë Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, zyrtarë komunal nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës dhe nga Agjensioni Pyjor I Kosovës ku janë koordinuar veprimit për parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të zjarreve fushore. Përndryshe kjo komunë ju bënë thirrje qytetarëve vitias që në raste emergjente të lajmërohen në këtë numër të telefonit 112.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Komunën e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu së bashku me njësitë policore dhe qytetarët …