Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun, sot situata paraqitet më e qetë në pjesën që dje kishte situatë të rëndë

Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun, sot situata paraqitet më e qetë në pjesën që dje kishte situatë të rëndë

Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun, sot situata paraqitet më e qetë në pjesën që dje kishte situatë të rëndë, bëjnë të ditur mediet në Shqipëri. Si në shtëpitë afër fshatit Dukat i Ri ashtu dhe në Pashaliman aktualisht vatra zjarri janë sërish mbi bazën e Pashalimanit si dhe në malin e Dukatit. Zjarrfikësit kanë qenë gjatë gjithë natës në bazën e Pashalimanit ku në orët e vona ka pas një situatë të vështirë pasi flakët e zjarrit janë afruar 30 m afër bazës dhe u bë e mundur neutralizimi i flakëve. Ajo që mbetet shqetësim në ditën e sotme janë zjarret që janë shfaqur mbas malit të Karaburunit mbi Gjirin e Gramës ku janë shfaqur vatra zjarri, të cilat mund të shkojnë në Llogora. Aktualisht, atje  janë duke shkuar forcat e ushtrisë për të parë situatën nga afër.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …