leoni

David Young avokat i Rexhep Selimit thotë se gjyqtari francez Nicollas Guillou po spekulon dhe po abuzon me pozicionin e gjykimit

David Young avokat i Rexhep Selimit thotë se gjyqtari francez Nicollas Guillou po abuzon me pozicionin e gjykimit

Avokati i Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale, David Young, ka dërguar tek Paneli apelin e tij në lidhje me vendimin e gjykatësit francez të procedurës paraprake i cili ia refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi. Në parashtresat e avokatit të Selimit, përmendet garancia e dhënë nga drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti për lirimin nga paraburgimi të klientit të tij. Young akuzon ashpër gjyqtarin paraprak, Nicollas Guillou, për vendimin e tij në favor të Prokurorisë së Specializuar, duke thënë se ai po spekulon dhe po abuzon me pozicionin e gjykimit. Tutje, mbrojtja e Selimit thotë se është vet paneli i Apelit ai që ka gjetur mangësi të mëdha në arsyetimet që ka dhënë gjyqtari paraprak në vendimin për paraburgimin në janar të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri kundër Albulena Haxhiut: “Themeluesit e Republikës nuk mund të shantazhohen”

Polemikat mes pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë marrë hov pas akuzave të nënkryetares së …