leoni

Sindikata e Aeroportit e fajëson kompaninë menaxhuese “Limak” për tollovitë e shkaktuara

Sindikata e Aeroportit e fajëson kompaninë menaxhuese “Limak” për tollovitë e shkaktuara

Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” e ka fajësuar kompaninë menaxhuese “Limak” për tollovinë e shkaktuar pasditen e të premtes. Kryetari i kësaj sindikate, Bashkim Latifi, potencon se kjo tollovi ka ndodhur për shkak të numrit të vogël të punëtorëve dhe mos përgatitjes së “Limak-ut” për fluks të madh të fluturimeve. Sipas Latifit arsyeja e pritjeve të gjata është fakti se janë vetëm dy punonjës në shërbimin e ‘’check-in’’. Mes tjerash në kumtesë thuhet se Sindikata e kishin paralajmëruar një gjë të tillë më herët, por sipas tyre menaxhmenti i Aeroportit i ka injoruar. Ndryshe, një punëtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është sulmuar sonte derisa ishte në detyrë në shërbim të udhëtarëve. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, e cila ka dënuar këtë akt të ulët.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …