Në pikë kalimin kufitar në Merdare ​kolona arrin deri në një kilometër, ndërsa pritjet më shumë se dy orë

Pritje të gjata të mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pikat kufitare me Serbinë

Mërgimtarët tonë vazhdojnë të presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare me Serbinë gjatë rrugëtimit të tyre për të ardhur në Kosovë. Ata kanë deklaruar se nëpër pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, janë të detyruar të presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë.  Pritje të gjata ata po kanë nëpër këto pika kufitare edhe gjatë kthimit në shtetet perëndimore. Njoftohet se nëpër pikat tjera kufitare me shtetet tjera fqinje, nuk ka pritje kaq të gjatë, as gjatë ardhjes në Kosovë e as gjatë kthimit në shtetet tjera ku jetojnë e punojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Makfire Beqiri Asllani kujton Ahmet Qeriqin në njëvjetorin e ndarjes nga jeta: Nuk ka urime, vetëm nderim për jetën e tij në shërbim të atdheut

Opinionistja dhe njëherësh bashkëshortja e heroit Ismet Asllani, Makfire Beqiri Asllani, ka kujtuar drejtorin e …