Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i thërret nënat gjidhënëse që të vaksinohen kundër virusit korona

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dal me një mesazh për nënat gjidhënëse. Ajo u ka kërkuar atyre që të vaksinohen kundër Covid-19. Haxhiu ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë konstatuar se vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem te to apo foshnja. Përndryshe, mesazhi i Haxhiut është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Para një muaji jam bërë nënë për herë të tretë. Ndërsa para një jave jam vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Kanë konstatuar se vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem tek nëna apo foshnja, andaj përmes këtij mesazhi si nënë gjidhënëse ju drejtohej dhe ju bëj thirrje të gjitha nënave që kanë dyshime se a duhet të vaksinohen apo jo. Vaksinohuni sa më parë! Shëndeti individual i secilit është garantues për shëndetin publik të të gjithëve. Le të kontribuojmë bashkërisht, për një shoqëri të shëndetshme”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …